Ekonomi

Gjendje e rëndë e tregjeve në Prishtinë, shitësit e blerësit në hall

Në kryeqytet, gjendja e tregjeve është e rëndë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në fushatën elektorale të mandatit të tij të parë kishte premtuar se do të përmirësonte kushtet për shitësit mirëpo, kjo nuk ndodhi.

Kaloi mandati i parë dhe filloi i dyti, e gjendja në tregjet e Prishtinës mbetet e njëjtë.

Shitësit, u ofrojnë produktet e tyre konsumatorëve midis pluhurit dhe baltës që bëhet nga veturat dhe njerëzit që qarkullojnë mes për mes tregut.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me produktet që konsumojnë nga ky treg.

Ata kanë thënë për lajmi.net se nuk ndihen të sigurt kur konsumojnë produktet që blejnë në këtë treg mirëpo nuk kanë zgjidhje tjetër.

Më së shumti ata brengosen për produktet e qumështit siç janë djathi, gjiza e të ngjashme.

Komuna nuk ka bërë asgjë në përmirësimin e kushteve të shitësve në treg dhe kjo po brengos edhe këta të fundit.

Ekipi i lajmi.net ka vizituar tregjet dhe ka dëgjuar ankesat e shitësve në treg.

Ata janë shprehur se është e vështirë të ushtrohet ky profesion në kushtet minimale të cilat ata i gëzojnë.

Shitësit janë shprehur të zhgënjyer me kryetarin Shpend Ahmeti i cili u kishte premtuar se do t’u krijohen kushte të përshtatshme.

Ata thonë se produktet e tyre dëmtohen shumë dhe nuk janë të sigurta as për konsumatorët pasi shiten midis pluhurit e baltës. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli