Aktuale

Gjendja e rënduar nga stuhia, Kurti nesër viziton tri komuna

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Istog, Klinë e Pejë. Atje u rrëzuan kulmet e shtëpive, shumë dëme iu bënë edhe bizneseve privat e madje u rrëzuan edhe shtylla elektrike.

E për të parë nga afër situatën që u krijuar, atje do të shkoj nesër i pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Ai nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka treguar se Qeveria është udhëzuar që të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate.

Postimi i plotë i Kurtit:

Qytetarët e Kosovës, që banojnë në komunën e Istogut, e në disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë. Era e fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik. Dëmet kanë qenë të mëdha sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar.

Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë.

Në mëngjesin e datës 7 shkurt, pra nesër, unë do të vizitoj komunat e Istogut, Pejës e Klinës, për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve.