ShowBiz

Gjendja e dhimbshme e fituesit të Eurovisionit: Ai vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka nevojë për transplantim të zemrës (Foto)

Salvador Sobral ishte këngëtari që për herë të parë në histori ia solli Portugalisë trofeun e Festivalit të këngës ‘Eurovision Song Contest’.
Kënga “Amar Pelos Dois” doli fituese në festivalin e muzikës që u zhvillua në Kiev të Ukrainës, mirëpo këngëtari ka diçka të veçantë pse të gjithë kanë folur për të.

Salvador Sobral është një këngëtar 27 vjeçar, i cili ka dalë i shtati në versionin portugez të ‘Pop Idol’. Albumin e tij debutues e ka lansuar në vitin 2016 me titull “Excuse Me”.

KYIV, UKRAINE – MAY 14: Salvador Sobral, the contestant from Portugal, performs after being announced as the winner with his sister Luisa Sobral (L), who wrote his winning song, at the Eurovision Grand Final on May 14, 2017 in Kyiv, Ukraine. Ukraine is hosting the 62nd annual iteration of the international song contest. (Photo by Brendan Hoffman/Getty Images) *** Local Caption *** Salvador Sobral; Luisa Sobral

Ai ka një sëmundje serioze të zemrës dhe ka nevojë për transplantim për të mbijetuar. Megjithatë, këngëtari ia doli që të ngjitej në skenën e Eurovisionit dhe të dilte fitues.

Ai po vuan nga një sëmundje serioze e zemrës dhe ka nevojë për transplantim

Sobral kishte pasur komplikime në gjysmëfinale të garës në vendin e tij dhe i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, ndërsa u kthye në finale për fituar festivalin e atjeshëm derisa po shërohej pas operacionit. Dhe pas këtij triumfi e përfaqësoi Portugalinë në Festivalin Evropian të Këngës.

Luisa i konfirmoi spekulimet për sëmundjen e zemrës gjatë një konference për shtyp para Eurovisionit, duke thënë se ishin përpjekur që ta mbanin të fshehur këtë gjë.

Mjekët portugezë ia ndaluan udhëtimin për në Ukrainë për dy javë të plota gjatë provave. Ashtu që atje kishte qëndruar motra e tij dhe Sobral është shfaqur vetëm në momentet finale.

Duke qenë se po vuan nga sëmundja e zemrës, motra e tij, Luisa (e cila e ka shkruar edhe tekstin e këngës fituese) gjatë gjithë kohës i ka qëndruar pranë, si gjatë provave ashtu edhe në skenë.

KIEV, UKRAINE – MAY 14: Salvador Sobral, the contestant from Portugal, after being announced as the winner at the Eurovision Grand Final on May 14, 2017 in Kiev, Ukraine. Ukraine is the 62nd host of the annual iteration of the international song contest. It is the longest running international TV song competition, held primarily among countries from Europe. Each participating country will perform an original song, votes cast by the other countries determine the winner. This year’s winner Salvador Sobral from Portugal won with his love ballad ‘Amar Pelos Dois’. (Photo by Brendan Hoffman/Getty Images)

Performanca e Salvador Sobral me motrën e tij, Luisa, pasi u shpall fitues (Getty Images)
Vëllai dhe motra janë shumë të afërt prej kohës që sëmundja është duke ia kërcënuar jetën Salvadorit. Luisa madje doli në skenë me të për ta kënduar përsëritjen e këngës si një duet, pas triumfit në Eurovision për të mos e lënë që të sforcohej shumë.