Aktuale

Gjendet i vrarë një shqiptar në Greqi

Një shqiptar është gjetur i vrarë në zonën e Atikës në Greqi. Sipas mediave greke shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar me pushkë gjuetia.

Mediat greke shkruajnë se ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të së mërkurës dhe se shqiptari është qëlluar në kokë dhe stomak.

Mësohet se shqiptari fillimisht është konfrontuar me autorin, i cili më pas e qëlloi dy herë, shkruan OraNews.

Dëshmitarë okularë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin dëgjuar të shtëna, por nuk kishin parë njeri. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Po punohet për zbardhjen e këtij krimi.