Një 55 vjeçar nga Grabova e Këlcyrës u gjet nga familjaret e tij i vrarë brenda stallës së bagëtive.
Pranë trupit të pajetë policia zbuloi edhe një armë tip kallashnikovë. 55 vjecari Moisi Karaj sipas policisë ishte një i emigrant i sapokthyer nga Greqia.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërkohë qe sipas policisë dyshimet e para flasin për një vetëvrasje.
Megjithatë kjo ngjarje vazhdon të hetohet deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkaqeve të saj.