Aktuale

Gjendet i vdekur taksisti i denoncuar si i humbur në Kavajë

Policia ka gjetur të vdekur taksistin Idriz Karriqi, i cili u denoncua ditë më parë nga familjarët si i zhdukur.

Uniformat blu të Kavajës njoftuan se trupi i pajetë i Karriqit është gjetur në fshatin Rrethgreth.

65-vjeçari është gjetur gjatë natës dhe dyshohet të jetë grabitje pasi makina e tij nuk është gjetur pranë trupi të pajetë.

Karriqi është vrarë nga persona deri më tani ende të paidentifikuar, por policia ka nisur menjëherë hetimet në zbardhjen e ngjarjes./ Top Channel