Personi që plagosi tre njerëz në një qendër islamike në Cyrih është gjendur i vdekur, bëri të ditur sot policia zvicerane duke konfirmuar se trupi është gjetur në afërsi të vendit të tragjedisë.
Policia e Cyrihut njofton se është identifikuar i dyshuari për këtë sulm por nuk kanë dhënë detaje.
Një konferencë për media do të mbahet në orën 13:00.
Sulmuesi dje ka hyrë në qendrën islamike dhe ka hapur zjarr në besimtarët që faleshin në këtë qendër.
Policia zvicerane pas gjetjes së trupit të vdekur ka pezulluar hetimet për këtë rast.
“Personi që është gjetur afër vendit të krimit mund të ketë lidhje me krimin”, ka thënë Policia kantonale duke shtuar se hetimet janë pezulluar.
Incidenti ka ndodhur në një qendër faljeje afër stacionit hekurudhur në qendër të Cyrihut