Aktuale

Gjendet i vdekur një 53 vjeçar afër liqenit të Mitrovicës

Një person rreth 53 vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 15:00 afër liqenit në Mitrovicë.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se viktima derisa po ngiste biçikletën dyshohet të ketë pësuar infarkt.

Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress edhe majori i policisë në Mitrovicë Nysret Mehmeti.

Sipas tij, viktima është i nacionalitetit boshnjak ndërsa ekipet kompetente janë duke hetuar rastin./KosovaPress/