Aktuale

Gjendet i vdekur një 21-vjeçar në Draçevë të Shkupit, nuk dihen shkaqet e vdekjes

Mbrëmë rreth orës 22.40 në lagjen Draçevë të Shkupit, në rr. “Ilija Ristevski”, në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur personi B.G. (21). Shkaqet për vdekjen ende nuk janë të njohura.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi hetues i SPB Shkup ndërsa me urdhër të Prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.