H.H rreth 50 vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij, bëjnë të ditur burime të KosovaPress.
Sipas këtyre burimeve ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Mësohet se viktima ka jetuar i vetëm në banesë ndërsa deri tani nuk dihet shkaku i kësaj vdekje.
Ngjarjen e ka konfirmuar për KosovaPress edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Sipas tij Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.