Aktuale

Gjendet trupi i pajetë i një shkupjani në Liqenin Mlladost

Zhytësit e njësisë speciale të Policisë maqedonase kanë arritur që të gjejnë trupin e pajetë të 43-vjeçarit G. D nga fshati Petrovec i Shkupit, i cili u zhduk në ujërat e liqenit Mlladost.

Trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion për t’u vërtetuar arsyet e vdekjes.

G. D të shtunën ka hyrë në liqen, pas çka i humbet çdo gjurmë.