Aktuale

Gjendet personi i zhdukur në Pejë

Më 22 të këtij muaj një familje në Pejë kishin lajmëruar policinë për zhdukjen e njëri nga anëtarët e tyre.

“Policia ka pranuar informatë nga ankuesi vëllai i viktimës, se më 20.04.2019, rreth orës 11:30 viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, njofton policia.

Pas punës hetimore dhe intensive të policisë në Pejë është arritur të identifikohet dhe të gjendet personi i zhdukur.

“I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe nuk ka dhënë ndonjë indikacion se ka pasur presion apo shtytje nga dikush për largimin e tij nga shtëpia”.

the authorBurbuqe Metolli