Aktuale

Gjendet pa shenja jete një shtetas turk në Podujevë, policia nis hetimet

Një shtetas turk është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku banonte në Podujevë.

Në qytetin e Podujevës, të dielën në ora 19:45, është gjetur pa shenja jetë një shtetas turk në shtëpinë ku banonte.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës njësitet policore, ekipi i mjekësisë ligjore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Lajmi.net/

the authorGazetaKNN