Aktuale

Gjendet një veturë e vjedhur në Drenas

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas, pasi që në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur një veturë e vjedhur.

Personi i dyshuar është dërguar me procedurë të përshpejtuar në gjykatë kompetente dhe me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka bërë të ditur detaje tjera lidhur me rastin.