Rajon & Botë

Gjendet një trup nën rrënojat e aeroplanit që po e mbante Emiliano Salan

Është gjetur një trup në bordin e rrënojave të avionit që u rrëzua mbi Kanalin e detit të Anglisë.
Aeroplani që po e barte Emiliano Salan, u rrëzua në janar, ndërsa dje (e diele) u bënë gjetjet e para të avionit.

Sipas kompanisë se hetuesisë për aksidentet ajrore, një trup është gjetur nën rrënoja, e që dyshohet të jetë i pilotit, por që asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, përcjell lajmi.net.

Mediat angleze kanë arritur t’i sigurojnë fotografitë e para të aeroplanit të rrëzuar, gjersa ende vazhdojnë kërkimet për trupin e dytë që ishte në bord.

Siç bëhet e ditur nga autoritet angleze, ata janë në kërkim të trupit të Emiliano Salas, pasi siç duket trupi i gjetur në bord është i pilotit. /Lajmi.net/