Aktuale

Gjendet një serb i vdekur afër pikës kufitare tek Dheu i Bardhë

Rreth orës 5:00 në mëngjes të ditës së diel është gjetur breg rrugës një trup i pajetë 200 metra afër pikës kufitare Kosovës-Serbi te Dheu i Bardhë.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi policor për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka njoftuar se viktima është i nacionalitetit serb dhe i lindur në vitin 1961.

Shkaqet e vdekjes sipas Hashnit ende nuk dihen, por trupi i pajetë shihet se nuk është i maltretuar dhe nuk ka shenja të dhunës së ushtruar. Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërsa kufoma është dërguar në Prishtinë për obduksion.