Aktuale

Gjendet një person i vdekur në Gllogoc

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gllogoc, raportohet se një mashkull shqiptar është gjetur i shtrirë pa shenja jete dhe në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./KP