Aktuale

Gjendet një person i vrarë në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se bëhet fjalë për një person të ri rreth 30 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Rinia” në Prishtinë.

Dyshimet e para janë që personi në fjalë ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Për këtë rast janë njoftuar edhe autoritetet e rendit dhe tashmë po merren me rastin./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli