Aktuale

Gjendet një person i vdekur në Gjilan

Një person i përkatësisë shqiptare është gjetur i vdekur në qytetin e Gjilanit.

Vdekje e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka dhënë pak detaje për këtë vdekje që po e konsideron si të dyshimtë.

Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur dje në orën 15:20 pasi që fillimisht rasti ishte lajmëruar nga një person.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet nga policia

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./FaktePlus