Aktuale

Gjendet një mjet shpërthyes në Klinë

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në Klinë.

Një person ka raportuar në polici se gjatë punimit të kanalizimit, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit, përcjell lajmi.net.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë punimit të kanalizimit, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”. /Lajmi.net/