Aktuale

Gjendet një mjet shpërthyes, intervenon KFOR-i

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it janë detyruar të intervenojnë në Podujevë për të tërhequr një mjet shpërthyer.

Policia e Kosovës bëri të ditur se dje në në mesditë një qytetar ka raportuar për këtë mjet shpërthyes.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se përderisa ishte duke kryer disa punime ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësia për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit”, thuhet nga policia.

Përveç kësaj, për këtë rast nuk raportohet të ketë ndodhur ndonjë incident gjatë tërheqjes së mjetit shpërthyes./FaktePlus