Aktuale

Gjendet një mjet i pashpërthyer

Një person ka lajmëruar policinë se ka hasur në një mjet që dyshohet të jetë minë.

Rasti ka ndodhur dje në Bjeshkët e Botushës, në Junik, njofton sot Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar Njësiti për çminim i EOD-së.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.