Gjatë ditës së djeshme në fshatin Bujan të Lipjanit është gjetur një mjet i pashpërthyer.
Një banues i fshatit Bujan të Lipjanit ka raportuar se derisa ishte duke punuar në oborrin e tij e ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer, shkruan lajmi.net.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, mjetin e dyshuar e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt njësitet e FSK-së. /Lajmi.net/