Aktuale

Gjendet një mjet i pashpërthyer në një fshat të Drenasit

Është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Gllobar të Drenasit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në ora 20:30, një person ka njoftuar nga fshati Gllobar i Gllogocit (Drenas), ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, shkruan aljmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin shpërthyes. /Lajmi.net/