Kuriozitete

Gjendet një grua e vdekur me plagë nga kafshimi i brejtësit

Një grua e moshuar ka vdekur me plagë të dukshme në pjesën e përparme të trupit nga kafshimet e brejtësve, dje është gjetur në Gjevgjeli të Maqedonisë.

Mjeku nga Ndihma Urgjente Mjekësore dje në orën 15:30 në Stacionin Policor ka denoncuar se në rrugën “Ilija Mijov” në Gjevgjeli, ku kanë qenë të thirrur për intervenim, kanë gjetur trupin e një gruaje të moshuar me plagë të dukshme në pjesën e përparme të trupit.

Siç kumtoi MPB-­ja, nga ekspertiza në vendin e ngjarjes është konstatuar se e ndjera T.B. (84) ka pasur plagë të dukshme në duar, këmbë dhe në fytyrë nga kafshimi i brejtësit.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerës është dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore në Shkup për obduksion dhe konfirmim të shkakut të vdekjes.