Aktuale

Gjendet një bombë kasetore në Zubin Potok

Policia raporton se dje në një fshat të Zubin Potokut është gjetur një mjet i dyshuar(kasetë bombë).

Sipas Policisë  në malin e fshatit Cecevo të Zubin Potokut është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes (kasetë bombë).

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i KFOR-it ka bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. Nuk raportohet për ndonjë incident./KP