Rajon & Botë

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë Botërore, 50 mijë njerëz evakuohen në Gjermani

Më shumë se 50,000 banorë nga qyteti gjerman të Augsburgut janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pas alarmit se një bombë e Luftës së Dytë Botërore mund të çaktivizohet.

Ky është evakuimi më i madh në vend nga  një bombë e pashpërthyer që nga përfundimi i luftës.

Bomba  britanike prej 1.8 tonësh mendohet të ketë ardhur nga një sulm ajror në vitin 1944 ajror e  cila shkatërroi qytetin e vjetër, shkruajnë mediat gjermane.

Zyrtarët zgjodhën ditën e Krishtlindjeve për evakuimin, sepse kjo do të ishte më pak e vështirë se sa në një ditë normale pune.

Bomba u zbulua gjatë disa punimeve ndërtimore  në një shtëpi  të martën, transmeton KosovaPress.

Policia thotë se nuk e di se sa kohë do të marrë operacioni, por të  shpërngulurit nuk pritet të kthehen në shtëpi para mbrëmjes.