Aktuale

Gjendet një armë në veturën që u aksidentua në Krushë

Në raportin e Policisë së Kosovës është hapur një rast si armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë një pistoletë është gjetur në veturën e cila u përfshi në aksidentin e trafikut dje në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur dy të rinj nga fshati Nagavc i Rahovecit vetura e të cilëve është goditur nga një kamion i Bechtel Enka-s.