Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar informat për një mjet të dyshuar shpërthyes.
Ngjarja ka ndodhur dje në Viti, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij ka vrenjtur një mjet të dyshuar shpërthyes”, thuhet në rapotin e policisë.
Ndryshe patrulla policore ka lokalizuar dhe ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti i “EOD” nga FSK-ja, ka identifikuar mjetin, predhë e minahedhësit , me ç’rast e kanë tërhequr në mënyrë të sigurt nga vendi i ngjarjes. /FaktePlus