Një mjet shpërthyes është gjetur në oborrin e Fakultetit të Pejës.
Në mjetin shpërthyes ka hasur një punëtor derisa ishte duke kryer disa punë me ekskavator në oborrin e këtij fakulteti. I cili ka njoftuar Policinë e Kosovës.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës, njofton se njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.