Pronari i objektit hotelierik “Gurman” në Kërçovë dje pasdite është gjetur i vdekur në objektin e tij.
Siç kumtoi MPB-ja, përmes telefonit në stacionin e policisë Kërçovë është lajmëruar se në objektin hotelierik “Gurman” në rr. Boris Kidriç është gjetur i vdekur nga plaga me thikë pronari i objektit M. S. (64) nga Kërçova.
Vdekja është konstatuar nga Urgjenca.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë efektivët e policisë dhe prokurori publik. Hetimet vazhdojnë.