Aktuale

Gjendet i vdekur një person në oborrin e një shtëpie të pabanuar

Në oborrin e një shtëpie të pabanuar në fshatin Tirinicë të Novobërdës është gjetur pa shenja jete një mashkull i komunitetit serb.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Arbresh.info