Aktuale

Gjendet i vdekur në bodrumin e shtëpisë

Një person është gjetur i vdekur në bodrumin e shtëpisë së tij në Prizren.

Vdekje e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila edhe ka dhënë detaje për këtë vdekje të dyshimtë.

Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur dje pasdite në orën 15:45 pasi që fillimisht rasti ishte lajmëruar nga familjarët.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar në bodrumin e shtëpisë së tij ishte gjetur pa shenja jete për të cilin ka raportuar dëshmitari vëllai i viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet nga policia.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IMK) për obduksion./FaktePlus