Një person është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në rrugën “Ali Çeku” në Ferizaj.
Vdekje e tij e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila edhe ka dhënë detaje për këtë vdekje të dyshimtë.
Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur dje pas orës 16:00 pasi që fillimisht rasti ishte lajmëruar nga familjarët.
“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se axha i tij i cili jeton vetëm nuk është duke e hapur derën e banesës, andaj në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë hap derën dhe me të hy brenda kanë vërejtur se viktima mashkull K-Shqiptar ishte pa shenja jete”, thuhet nga policia.
E vdekjen e personit të gjetur pa shenja jete në banesë e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.
Bëhet e ditur se pas gjithë këtyre procedurave, me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore./FaktePlus