Aktuale

Gjendet i varur një person në Istog

Policia njofton se një person është gjetur i varur në fshatin Dubravë të Istogut.
Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar, njofton PK, përcjell lajmi.net.

Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të Prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Raportohet se në rrethana dhe shkaqe të panjohura është gjetur i varur viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore ,Prokurori i shtetit si dhe mjekësia Ligjore. Trupi i pa jetë i viktimës me vendimin e Prokurorit, dërgohet për obduksion në IML. Rasti është iniciuar”. /Lajmi.net/