Aktuale

Gjendet e vdekur një grua

Në pasditen e sotme në oborrin e një shtëpie në fshatin Saradan të Istogut, një grua 52 vjeçare është gjetur pa shenja jete.

Rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, tha Xhevat Ibraj nga zyra për informim në polici, për Gazeta Express.

Më tej, Ibraj tha se në vendin e ngjarjes ka dalur policia ndërsa mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj.Ndërsa, me vendim të prokurorit të rastit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve.Policia po merret me rastin.