Aktuale

Gjendet e vdekur një femër në Prishtinë

Është gjetur pa shenja jete një femër në rrugën “Nazim Gafurri” të kryeqytetit.

Sipas policisë, njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./KosovaPress/