ShowBiz

Gjendet e vdekur Adelaida e Big Brother

Në mëngjesin e ditës së sotme është gjendur e vdekur Adelaida Xhama e cila u bë e njohur për publikun fal pjesëmarrjes së saj në programin televiziv Big Brother Albania.

Ajo është gjendur e vdekur sot në moshën 31 vjeçare si pasojë e një ataku kardiak, në banesën e saj në Tiranë ku jetonte e vetme.

Për publikun gjithmonë është njohur si vajza nga qyteza e vogël e Kavajës, e cila theu tabun me pjesëmarrjen e saj në Big Brother në vitin 2009, ku fillojë romancën me njërin prej banorëve të shtëpisë, Bjordin me të cilin pati një lidhje disa vjeçare.

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Adelaida vazhdojw karrierën e saj si gazetare.

Ajo kishte kohë që punonte rreth realizimit të një emisioni të titulluar “Shtëpia e Adeles”.

Trupi i saj është dërguar në morg nga familjaret.