Fun

Gjendet dy vjeçari duke vozitur veturën rreth orës 2 të mëngjesit

Fëmija ishte gjetur i vetëm në veturën që drejtohet nga bateria e saj në orët e hershme të mëngjesit.

Një grua gjeti dy vjeçarin duke vozitur veturën lodër me bateri në një rrugë në jug të Carolina-së në orët e hershme të mëngjesit, shkruan The Independent.

Gruaja njoftoi policinë, të cilët kontaktuan me shërbimet sociale dhe morën fëmijën në zyrën e policisë.

Tre orë më vonë, disa gjurmë të vogla drejtuan policinë për tek shtëpia e prindërve të tij, të cilët thanë se e kishin vendosur atë në shtrat në mbrëmje rreth orës 9, transmeton KosovaPress.