Policia dje pasdite ka arrestuar në Prishtinë një të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike (8-qese) në peshë totale 14.7 gramë.
Në konsultim me GJPP-në është bërë edhe bastisja e shtëpisë së dyshuarit, ku është gjetur dhe konfiskuar një telefon celular dhe 15 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/