Aktuale

Gjendet i braktisur furgoni që u grabit në kantinën e verës në Durrës

Policia ka gjetur frugonin që u grabit mëngjesin e ditës së sotme në një kantinë vere në Durrës.

Persona ende të paidentifikuar, pasi kanë lidhur rojën, kanë arritur të marrin një shumë prej 5 milionë lekësh në kasafortë, ndërsa kanë ikur me një furgon që ishte në ambientet e kantinës.

Furgoni është gjetur i braktisur në rrugën dytësore Fushë-Krujë-Milot. Nga se bëhet e ditur, kantina e verës është në pronës të familjes së ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Policia sqaron se ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen, si dhe për të kapur autorët.

/Gazeta Express/