Të dielën pasdite në fshatin Hajvali të Prishtinës është plagosur me armë zjarri një djalë 18 vjeçar.
Policia ka konfirmuar dje se në lidhje me këtë rast është arrestuar një i dyshuar i mitur, përcjell Klan Kosova.
Ndërkaq tash konfirmohet se është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vepër.
Policia ka konfiskuar një pistoletë me dy fishekë dhe thuhet se janë në hetim të mëtejmë të rastit./Klan Kosova/