Rajon & Botë

Gjendet aeroplani në Greqi, pilotët kanë humbur jetë

Dy pilotë të aeroplanit “Cesna”, i cili u zhduk dje pasdite, janë gjetur të vdekur në afërsi të mbetjeve të aeroplanit, tre kilometra në veri nga vendi Kalavrita.

Mbetjet e aeroplanit i ka gjetur piloti i helikopterit, i cili ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit, i cili pasi i ka vërejtur mbetjet ka zbritur dhe i ka zbuluar trupat e të vdekurve.

Pritet të konfirmohen shkaqet për fatkeqësinë.

Aeroplani, dje ka fluturuar nga Megara në rrugë drejt Peleponezit, ndërsa Shërbimi grek i aviacionit civil kumtoi se komunikimi i fundit me aeroplanin ka qenë dje në orën 17 e 15 minuta sipas kohës lokale.