Rajon & Botë

Gjenden trupat e 10 ushtarëve amerikanë

Marina amerikane ka njoftuar se zhytësit e saj kanë gjetur trupat e dhjetë ushtarëve amerikanë, që konsideroheshin të zhdukur pas përplasjes së anijes ushtarake amerikane “USS Dene McCain” me një anije tregtare javën e kaluar.

Të hënën e kaluar anija e marinës amerikane “USS Dene McCain”, u përplas në det me një anije tregtare.

Kjo është përplasja e dytë anijeve të marinës amerikane me anijet tregtare. Një e tillë ka ndodhur edhe në qershor të këtij viti, ku kanë humbur jetën 7 ushtarë amerikanë, transmeton KosovaPress.