Dje në fshatin Bec të Gjakovës, rreth orës 08:10 minuta, një person ka raportuar se në rrugë kishte vërejtur dy mjete të dyshuara shpërthyese, thuhet në raportin e PK’së, transmeton Gazeta Express.
Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK’së dhe KFOR’it kanë bërë tërheqjen e mjeteve pa ndonjë incident.