Në rrugën “Jusuf Gërvalla” në qytetin e Prizrenit dy persona janë gjetur të vdekur nga Policia e Kosovës
Rastin e ka konfirmuar për Front Online zyra për informim e policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
“ Në orën 10:25 policia rajonale ka pranuar informacione se në rrugën Jusuf Gërvalla në lagjen Ortakoll janë dy trupa që dyshohet se janë të pajetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e emergjencës dhe po e hetojnë rastin”, kanë deklaruar nga policia.