Aktuale

Gjenden 4 mjeteve shpërthyese në Matiqan

 

Dje rreth orës 12:00 policia ka marrë një informacion lidhur me prezencën e katër mjeteve shpërthyes në lagjen Matiqan në Prishtinë, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar zonën e rrezikut.

Policia njofton se në të njëjtën kohë, në vendngjarje është ftuar edhe njësiti i specializuar për largimin e mjeteve shpërthyese, njësiti për dënimin i FSK’së si dhe KFOR’i, të cilët rreth orës 16:00 kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga vendi i ngjarjes katër mjetet e dyshimta shpërthyese (4 granata dore).

Rasti është hapur,  Gjetje e mjetit të dyshuar shpërthyes, në stacionin policor Qendra në Prishtinë dhe po hetohet nga njësiti përkatës.