Aktuale

Gjen një mjet shpërthyes në pyll

Një person nga fshati Dumnicë e Ulët, të Vushtrrisë ka raportuar në Polici se në pyll ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR –it kanë tërhequr mjetin e dyshuar./KosovaPress/