Një mesazh në shishe besuar fatit ose më mirë detit. Të pakta janë mundësitë që ato të gjenden.
Por Cliff Buffington, një burrë me origjinë amerikane i lindur në Utah ishte me pushime në Karaibe, kur vuri re një shishe të vjetër të ngecur në rërë brenda të cilës ishte një biletë e para 56 viteve.
“Ju lutem të ktheheni me 419, Ocean Boulevard, Hampton, New Hampshire. Tina, pronarja e hotelit Beaxhcomber, do t’iu japë një shpërblim, 150$,” shkruhej në të.
Dhe pasi gjeti shishen, Buffington shkoi me të vërtetë në adresën e treguar dhe në vend të Tinës u takua me të bijën Paula Pierce.
Kjo e fundit është befasuar kur ka parë shkrimin e të atit dhe I ka shpjeguar Buffington se shishja ishte hedhur në det gjatë një loje që i ati po bënte me gruan e tij. Megjithatë, Paula mbajti premtimin e së ëmës dhe i dha Cliff paratë.