Aktuale

Gjen mjet shpërthyes në oborr

Një person nga Peja ka raportuar se gjatë gropimit të një themeli në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur një mjet të dyshuar të llojit A-9.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Pejë ku njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt./KosovaPress/